1. Kur do të më arrijë porosia?
Pas marrjes së një emaili që konfirmon se porosia juaj është realizuar, ajo do të arrijë brenda 48 orëve (e hënë – e shtunë) pas verifikimit. Por, në periudha zbritjesh ose rrethana të tjera, afati i arritjes mund të zgjatet përtej 48 orëve.
2. Sa është çmimi i transportit?
Transporti është falas për të gjithë teritorin e Kosovës për porositë mbi 8 euro, për porositë nën 8 euro, kosto e transportit është 2 euro.
3. Si funksionojnë reklamacionet dhe kthimet?
Reklamacionet për produktet ushqimore, për shkak të ndjeshmërisë së tyre, duhet të bëhen menjëherë në momentin e pranimit të produktit dhe në prezencën e personelit të postës. Rimbursimi për pagesat me kartelë bankare bëhet përmes bankës, ndërsa për blerjet me para në dorë (cash on delivery) rimbursimi nuk është i detyrueshëm. Konsumatori mbulon kostot e postës për kthimin e produktit.
4. Cilat janë mënyrat e pagesës?
Pagesa mund të bëhet me para në dorë në momentin e dorëzimit të produkteve ose me kartelë bankare (Visa, Mastercard) nga të gjitha bankat brenda dhe jashtë Republikës së Kosovës. Platforma për pagesat mbështetet nga Procredit Bank.
5. Pse mund të anulohet porosia ime?
Anulimet mund të ndodhin për shkak të problemeve teknike, me transportin, ose gabimeve në procesin e porosisë. Ju do të njoftoheni për çdo anulim përmes emailit, telefonit, ose rrjeteve sociale.
6. Si mund të anuloj porosinë që kam bërë?
Për të anuluar porosinë tuaj, ju lutemi të kontaktoni përmes numrave tanë të telefonit ose rrjeteve sociale.
7. Kam shënuar të dhënat e porosisë gabim, si mund t’i korrigjoj?
Nëse keni bërë gabime gjatë porosisë, ju lutemi të kontaktoni përmes numrave të telefonit ose rrjeteve sociale për ndryshime.
8. Si mund ta di nëse kam realizuar porosinë me sukses?
Do të shfaqet një mesazh i qartë në faqe që tregon se blerja është kryer me sukses. Gjithashtu, do të merrni një email konfirmimi për pranimin e porosisë dhe një tjetër kur ajo është verifikuar.
9. A mund të bëj porosi nëpërmjet telefonit apo rrjeteve sociale?
Rekomandojmë blerjet të bëhen direkt në faqen tonë për lehtësi dhe përfitime të tjera. Megjithatë, në raste të veçanta, jemi të gatshëm të ndihmojmë përmes rrjeteve sociale dhe telefonit.
10. A mund të bëj blerje dhe të pranoj mallrat jashtë Kosovës?
Jo, momentalisht blerjet dhe dërgesat janë të kufizuara vetëm në territorin e Kosovës. Do të njoftoheni kur të hapen dërgesat për Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, apo diasporën.
11. A mund të bëj blerje nga jashtë Kosovës dhe mallrat t’i dërgoj për familjet apo miqtë në Kosovë?
Po, falë mbështetjes së kartelave bankare nga të gjitha vendet e botës nga Procredit Bank, mund të bëni blerje nga diaspora dhe të dërgoni mallrat në të gjithë Kosovën.